image Atalanta kërkon një shumë të madhe për Zapatan, Interi trembet

Futboll

Atalanta kërkon një shumë të madhe për Zapatan, Interi trembet

news image

Agjentët e Duvan Zapatas po përpiqen që ta transferojnë atë në Inter, por klubi thuhet se ka trembur Interin me çmimin që ka kërkuar për të, 30 milionë euro plus bonuset

Kolumbiani është gati për ta bërë hapin e radhës për të kaluar të fituesit e Scudettos, ku do të dëshironte që ta zëvendësonte Romelu Lukakun, i cili u largua për në Chelsea.

Sipas ekspertit të transferove Sportitalia, Alfredo Pedulla, agjenti i lojtarit ishte në Itali sot për të negociuar ballë për ballë me përfaqësuesit e Interit dhe Atalantas.

Megjithatë, derisa ai ka theksuar se 30-vjeçari dëshiron të largohet, Interi nuk është i përgatitur ta plotësojë kërkesën apo shumën që Atalanta kërkon për të – që është 30 milionë euro plus bonuset.

“La Dea” ende nuk janë gjithashtu të gatshëm që ta lejojnë largimin e Duvan Zapatas para se të fillojë sezoni në Serie A, pasi që ata do ta kenë shumë të vështirë për të gjetur zëvendësim për të.

Ai ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 14 asistime në 49 ndeshje për skuadrën nga Bergamo sezonin e kaluar, të gjitha të shënuara në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Coppa Italia.

Ai ka kontratë deri në qershorin e vitit 2023 dhe kjo është arsyeja pse Atalanta i reziston ofertave dhe është në pozitë të mirë. /Gazeta Sinjali Sporti/