Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 18:45 në Champions League, transmeton Sinjali Sport.
Atalanta minimalisht e ka mposhtur Young Boys, me rezultat 1-0.
Matteo Pessina ia solli fitoren italianëve me golin e minutës 68-të, nga asistimi i Duvan Zapatas.
Kjo fitore skuadrën vendase e ngrit në pozitën e parë të grupit F, kurse skuadra zvicerane është menjëherë pas saj me tre pikë.
Ndeshja tjetër që u luajt në atë orar, ishte ajo në mes Zentit dhe Malmos.
Skuadra ruse e mposhti me lehtësi atë suedeze me rezultat 4-0.
Skuadra nga Shën Petersburgu e arriti përmes golave të Claudinhos, Kuzyayevit, Sutomin dhe Wendel.
Pas kësaj fitore, Zeniti, del në pozitën e dytë me tre pikë, kurse Malmo është e vetmja në grupin H pa asnjë pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/