Lidhja më e përfolur e programit të dashurisë “Për’puthen” ishte pa dyshim lidhja e Teas me Beartin, e cila mori fund vetëm pak kohë pasi u bë e njohur për publikun lidhja e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Edhe pse çifti u njohën gjatë spektaklit, ata nuk e filluan romancën e tyre brenda programit, por lidhjen e tyre nuk e bënë publike deri atëherë kur persona të tretë ua postuan fotografitë intime.
Duke mos pasur tjetër mundësi përveç se ta pranonin lidhjen, çifti Tea dhe Beart e konfirmuan lidhjen e tyre dhe për një kohë shfaqeshin gjithnjë në praninë e njëri-tjetrit.
Fundi i lidhjes më të bujshme, por afatshkurtër erdhi pikërisht për ditëlindjen e Teas, e cila ndodhej me Beartin dhe familjarët e tyre në Turqi.
Pas ndarjes së tyre, lidhur me jetën sentimentale të Teas, astrologia Laura Bilalli gjatë transmetimit të rubrikës “Trotuar” në emisionin “E diell” ka zbuluar disa detaje për të ardhmen e saj, ku i tha se Tea: “Do lidhet për 3 muaj dhe do të jetë një lidhje e cila do të zgjasë, e si do të përfundojë do të varet nga vetë Tea.
Në mes tjerash, astrologia i tha se fati është në dorën e saj dhe se partneri mund të jetë nga fusha e biznesit, ndërsa shenja e tij astrologjike do të jetë ‘luan’. /Gazeta Sinjali/