Sot shënohet 4-vjetori i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Në 4-vjetorin e vdekjes së tij, ai do të përkujtohet me qirinj në të gjitha qytetet e Kosovës.
Në orën 20:00, aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e VV-së do të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpive të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së Deharit.
Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende dhe një ekip nga Zvicra është ende duke kryer ekspertiza mbi vdekjen e tij./Gazeta Sinjali/