image AstraZeneca do të testohet te fëmijët

Evropë

AstraZeneca do të testohet te fëmijët

news image

Një studim i ri do të kryhet për të parë se si vaksina kundër koronavirusit e Universitetit të Oxfordit dhe kompanisë AstraZeneca funksionon te fëmijët.

Rreth 300 vullnetarë do të marrin pjesë në studim, që pritet të nisë në fund të muajit shkurt.

Vaksina e AstraZenecas po përdoret në Britani dhe vendet e Bashkimit Evropian, së bashku me vaksinat e Pfizer/BioNTech.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që vaksina e AstraZenecas të përdoret. Kjo vaksinë thuhet se ka efikasitet 63.9 për qind ndaj sëmundjes COVID-19.

Në studimin që do të kryhet, 240 fëmijë do ta marrin vaksinën e AstraZenecës, ndërkaq disa të tjerë do të marrin atë për kontrollin e meningjitit./Gazeta Sinjali/