Aston Villa ka kaluar në avantazh ndaj Tottenhamin, në ndeshjen që i përket xhiros së 17-të në Premier League.
Golin për mysafirët e zhbllokoi Emiliano Buendia, i cili realizoi në minutën e 49-të.
Pas një gabimi nga portieri Lloris i cili nuk arriti të priste mirë goditjen nga distanca të Luiz, sulmuesi Ollie Watkins u gjend mjaft mirë afër portës, për t’ia rrëmbyer topin dhe për të pasuar tek Buendia, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte.
GOAL! Tottenham 0-1 Aston Villa (Buendia) #TOTAVL pic.twitter.com/ujci2g3qKd
— The Premier League Club (@TPLCSports) January 1, 2023