Brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 36 raste të reja pozitive me koronavirus, teksa nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se të shtunën janë shëruar edhe 48 qytetarë, raporton Gazeta Sinjali.
Numri i rasteve aktive është 656.