Pas vdekjes së yllit të basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq të dielen me vajzën e tij, kanë reaguar e gjithë bota.
Mirëpo, fakti i çudtishëm është se La Lakers, ende nuk kanë bërë asnjë reagim në rrjetet sociale për vdekjen e legjendës së tyre.
Ende nuk dihen arsyet se pse ish klubi i Bryant nuk ka shprehur asnjë fjalë për yllin e tyre.
Postimi i fundit i klubit amerikan lidhet me rekordin e LeBron James që kaloi pikërisht Bryant në renditjen e koshashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave./ Gazeta Sinjali/