Deri tani asnjë parti politike apo kandidat nuk ka aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë aplikim nga kandidatët apo partitë politike, ani pse kanë kohë deri me datën 17 shkurt.
“Deri më sot, pra, ditë e premte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 15 marsit për kryetar të Komunës së Podujevës”, tha ai.
Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen me 15 mars, e cila ka shkuar në zgjedhje pasi ish-kryetari i mëhershëm i kësaj komune, Agim Veliu tani është zgjedhur ministër në Qeverinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/