image Asnjë i vdekur dhe 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Asnjë i vdekur dhe 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

33 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit të bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se të enjten janë shëruar 23 qytetarë që ishin infektuar me virusin SARS CoV-2, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 223 mijë e 230, raporton Gazeta Sinjali.

Në total numri i rasteve aktive është 644.

/GazetaSinjali/