image Asllani startues përkrah Mkhitaryan, Lukakut e Lautaros në miqësoren e parë të Interit

Futboll

Asllani startues përkrah Mkhitaryan, Lukakut e Lautaros në miqësoren e parë të Interit

news image

Inter do të luajë në orën 18:30 ndeshjen e parë zyrtare ndaj Luganos.

Pas një ndeshjeje stërvitore ndaj Milanesse, të cilët zikaltrit e fituan me rezultatin e thellë 10-0, sot do të zbresin në fushë me fanellat e reja për të sfiduar Luganon.

Në këtë përballje titullarë do të jetë edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili në mesfushë do të ndihmohet nga Mkhitaryan, edhe ky i fundit blerje gjatë kësaj merkatoje.

Inzaghi ka gjetur dyshen e ëndrrave në sulm, pasi që nga minuta e parë do të luajnë së bashku edhe Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanoviç, D’Ambrosio, Fontanarosa, Darmian, Bellanova, Asllani, Agoumé,  Mkhitaryan, Gosens,  Lukaku,  Lautaro.

Lugano: Saipi, Ziegler, Durrer, Celar, Haile-Selasie, Sabbatini, Valenzuela, Doumbia, Babic, Daprelà, De Jesus.

/GazetaSinjaliSport/