image Asllani kërkon largimin nga Interi

Futboll

Asllani kërkon largimin nga Interi

news image

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, po kërkon një largim në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit në kërkim të minutazhës më të madhe.

Kjo sipas gazetës italiane “TuttoMercatoWeb”, të cilët raportojnë se 20-vjeçari do të kërkojë një lëvizje në një klub tjetër për pjesën tjetër të sezonit, në mënyrë që të mund të luajë më shpesh dhe të vazhdojë të zhvillohet.

Asllani u transferua në verë si rezervist i Marcelo Brozovic, por deri më tani ka parë relativisht pak kohë në fushë.

Kur Brozovic ishte në formë, kjo ndoshta nuk ishte befasuese, por edhe pse kroati ishte i dëmtuar që nga pushimi ndërkombëtar i shtatorit, Asllani ka startuar vetëm një herë për Interin.

Shqiptari e nisi ndeshjen e Interit në Serinë A me Romën pas pushimit, por në të gjitha ndeshjet e mëpasshme ka qenë Hakan Calhanoglu që ka luajtur rolin më të thellë në mesfushë.

Me Nicolo Barella dhe Henrikh Mkhitaryan që luajnë në secilën anë të Calhanoglu, kjo do të thotë se ka pasur pak mundësi që Asllani të luajë.

Me kthimin e Brozovic brenda javëve në vijim, nuk duket shumë e mundshme që koha e lojës të rritet për Asllanin.

Prandaj, sipas raportit të TuttoMercatoWeb, 20-vjeçari do të kërkojë largim huazimi në janar.

/GazetaSinjaliSport/