image "Asllani është Pirlo i ri i futbollit italian"

Futboll

“Asllani është Pirlo i ri i futbollit italian”

news image

Samir Ujkani ka thurur elozhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili kaloi nga Empoli tek Interi. Ata ishin shokë skuadre vjet dhe portieri dardan për “Radio Sportiva” shprehet:

“Sapo e pashë kur stërvitej tek ekipi I të rinjve e kuptova që ishte shumë i mirë. Jam i gëzuar që ka bërë këtë hap të madh drejt Interit.

E meritonte të shkonte në një klub kaq të rëndësishëm për të luajtur në një nivel të lartë e për t’u përballur me kampionë të mëdhenj. Ka shumë cilësi, ka nevojë vetëm të hyjë në sistemin e lojës.

Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për të. Unë e konsideroj Andrea Pirlon e ri të futbollit italian. Ka gjithçka për t’u shndërruar në fenomen”, tha Ujkani.

/Gazeta Sinjali Sporti/