image Askush nuk po respekton rregullat në Tiranë, rrugët dhe sheshet plot me njerëz

Rajon/ Askush nuk po respekton rregullat në Tiranë, rrugët dhe sheshet plot me njerëz

news image

Ndonëse këtë fundjavë duhet të dilnin pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç, kryeqyteti i Shqipërisë, ngjasoi me një ditë normale dhe lëvizje të të gjitha moshave. Bizneset e lejuara janë ushqimoret dhe farmacitë, por baret dhe restorantet vijuan punën si çdo ditë.

Kryeministri Rama njoftoi të premten që fundjava do të jetë e njëjtë për sa i përket kufizimeve, por këtë të shtunë kryeqyteti ngjasonte me ditët e tjera të javës. Deri në orën 10 duhet të qarkullonin vetëm pensionistët, por gjatë kësaj kohe nuk munguan dhe moshat e tjera.

Banorëve siç duket u ka sosur durimi duke dhe thyejnë pothuajse gjithë urdhrat, por një pjesë e tyre shprehen se nuk janë vënë në dijeni për kufizimet, raporton oranews.

Në urdhrin e ministrisë, thuhet që në fundjavë të qëndronin hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë, por sheshet e kryeqytetit ishin plot me qytetarë, ndërsa bizneset, përfshi dhe lokalet qëndruan të hapur duke mirëpritur klientët si në një ditë të zakonshme.

Kjo ka detyruar policinë që të dalë në rrugë për evidentimin e bizneseve të hapura. Policia kanë ndjekur praktikën e udhëzimit për mbylljen e lokaleve, duke i kërkuar që të ulin qepenat.

Krahas kontrolleve në biznese, policia intensifikoi dhe kontrollet në rrugët duke kontrolluar automjetet që hyjnë dhe dalin nga Tirana./Gazeta Sinjali/