Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e fundit të vitit 2019, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
Sipas këtij raporti, të ardhurat për kokë banore gjatë tre muajve të parë të vitit të kaluar kanë shënuarrritje reale për 3.94%, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Rritja reale e bruto produkteve vendore sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon:
Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (4.85%); industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, furnizimi me ujë (4.68%); aktivitetet profesionale dhe administrative (3.94%); tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor (4.19%); ndërtimi (1.87%); administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia (4.5%); dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi (0.14%).
Ndërkaq, ASK thotë se rënie reale gjatë këtij tremujori kishte në të dhënat e aktiviteteve ekonomike: art, argëtim dhe çlodhje, si dhe aktivitetet e tjera shërbimi (-35.76%).
“Kurse, bruto prodhimi vendor sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje te: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (6.64%); eksporti i mallrave dhe shërbimeve (12.88%); importi i mallrave dhe shërbimeve (5.7%); formimi i bruto kapitalit (4.59%); dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH (2.61%)”, njofotn Agjencia e Statistikave.
Ndërkaq, për tremujorin e fundit të vitit 2019, ASK vlerëson se ka pasur rritje prej 4.17% krahasur me vitin 2018./Gazeta Sinjali/