Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistika për çmimet mesatare mujore për disa prodhime bujqësore, për periudhën korrik-shtator, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga statistikat e publikuara, shihet se që nga muaji korrik deri në shtator, çmimi i disa produkteve është rritur.
Çmimi i grurit për një kilogram ishte 18 cent në muajin korrik, pastaj në shtator është bërë 21 cent.
Kurse komplet 30 copë i vezëve në korrik ishte 2 euro, kurse në shtator është 2 euro e 10 cent.
Rritje të çmimit kanë pësuar edhe kilogrami i patateve dhe lakërat. Në korrik çmimi i një kilogramë patate ishte 31 cent, kurse në shtator është bërë 33 cent, ndërsa i lakrës në korrik ishte 16 cent, kurse në shtator është rritur për 8 cent.
Sado që janë të vogla këto lëvizje të çmimeve, ndikojnë në xhepin e qytetarëve, sidomos në këtë kohë të pandemisë./Gazeta Sinjali/