image ASK-ja tregon se sa biznese u regjistruan dhe shuan brenda 14 viteve

Biznes

ASK-ja tregon se sa biznese u regjistruan dhe shuan brenda 14 viteve

news image

Në 14 vitet e fundit shumë ndërmarrje ekonomike nisën punën e të tjera u shuan.

Sipas nje raporti te Agjencise se Statistikave te Kosoves, që nga viti 2009 e deri në vitin 2022 ndërprenë veprimtarinë e tyre 21,428 biznese.

Në 2011, sipas regjistrimeve janë shuar gjithsej 924 ndërmarrje ekonomike, shifër kjo më e ulëta krhasuar me 13 vitet e tjera te kesaj periudhe.

Ndërsa 2016-ta shënon vitin ku u shuan më së shumti biznese, 2.376 gne total.

Mirëpo përveç këtij procesi ndër vite mbi 132.000 ndermarrje ekonomike filluan punën.

Më së shumti regjistrime të bizneseve pati në vitin 2022 ku mbi 11 mijë nisen funksionimin e tyre.

Ndërsa viti 2009 ishte viti me me se paku ndermarrje te regjistruara, rreth 7500 ne teresi.

Shikuar vetem periudhen tremujore te fundit  te vitit qe lame pas, atij 2022, sipas aktiviteteve ekonomike më së shumti seksione të veprimtarive gjatë vitit 2022 kishte fusha e tregtisë me 645 ndërmarrje ndërsa më së paku interesim kishte për Administratën Publike dhe Mbrojtjen me vetëm 6 ndermarrje të regjistruara.

Edhe më tutje, vazhdojnë të udhëheqëin ndërmarrjet të cilat si pronar kanë meshkujt ku si përqindje e regjistruar arrinë vlerën e 73.2 % ne statistikat e ketij tremujori.

Ndërsa ndërmarrjet me pronare vajza e gra janë 21.3 %, raporton T7.

Gjate tetorit, nentorit e dhjetorit te vitit 2022, numri me i madh i bizneseve u regjistruan ne Prishtine, plot 809.

Kurse në Partesh e Leposaviq nuk kishte asnjë biznes të regjistruar gjatë kesaj kohe.

/GazetaSinjali/