Ashley Cole është emëruar ndihmës-trajner te kombëtarja e Anglisë U21, ndërsa Lee Carsley mori detyrën e përzgjedhësit.
Ish futbollisti i Arsenalit e Chelseat, për herë të parë angazhohet në rolin e trajnerit.
Cole ka luajtur 107 ndeshje për Anglinë gjatë viteve 2001-2014.
Ndeshjen e parë në shtëpi, Anglia U21 do ta zhvillojë kundër Kosovës U21 në shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023. /GazetaSinjaliSporti/