image As Stambolli e as Londra nuk do jetë nikoqire e finales së Ligës së Kampionëve, Fabrizio Romano konfirmon tjetër qytet

Futboll

As Stambolli e as Londra nuk do jetë nikoqire e finales së Ligës së Kampionëve, Fabrizio Romano konfirmon tjetër qytet

news image

Është mësuar cili vend do të jetë mirëpritës për finalen e Ligës së Kampionëve, ku as Stambolli e as Londra nuk do ta organizojnë këtë finale, transmeton Sinjali Sport.

Meqenëse dy skuadra angleze janë kualifikuar deri në finale, tifozët kanë kërkuar që përballja të zhvillohet në “Wembley”.

Por, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se finalja e LK do zhvillohet në Portugali, me saktësisht në Porto.

“Jo Stamboll, jo Londër. Finalja e Ligës së Kampionëve pritet të ndryshohet te Porto në orët në vijim. UEFA do lirojë komunikatë zyrtare së shpejti”, shkroi ai.

Kujtojmë se në finale do takohen Chelsea dhe Manchester City.

/Gazeta Sinjali Sporti/