Gjatë ditës së djeshme janë testuar 193 persona të dyshuar për COVID-19, ku 13 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës, mbrëmë ka publikuar rezultatet për COVID-19, mirëpo nuk ka publikuar të dhënat se nga vijnë rastet e reja me koronavirus.
Nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është bërë e ditur se 7 nga 13 rastet pozitive mbrëmë me koronavirus, vijnë nga Komuna e Pirshtinës.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësen për informim të IKSHPK-së, Era Pireva, e cila tha se ende nuk kanë ndonjë informatë se nga vijnë rastet e reja, por se publikimi i tyre beson se do të bëhet gjatë ditës.
“Ende se kam marrë informatën as unë, besoj që brenda ditës i publikojmë”, ka thënë Pireva për Sinjalin.
Derisa nga kryetarët e komunave të Vushtrrisë dhe Malishevës është bërë e ditur se dje nuk ka pasur asnjë rast pozitiv./Gazeta Sinjali/