image As në komunikacion nuk lëshojnë rend, vetura tejkalon të njëjtën kohë kur autobusi kyçet në rrugë

Sinjalizime

As në komunikacion nuk lëshojnë rend, vetura tejkalon të njëjtën kohë kur autobusi kyçet në rrugë

news image

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në Gazetën Sinjali shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm gjithandej nëpër rrugët e Kosovës.

Njëjtë ndodhi edhe sot, pas orës 17:00, te rruga për Hajvali në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve që ka dërguar një sinjalizues i Sinjali, shihet se një veturë ka tejkaluar në të njëjtën kohë kur një autobus po kyçej në atë rrugë.

Vetura ka rrezikuar autobusin me udhëtarë por edhe komunikacionin në përgjithësi.

Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali. 

/GazetaSinjali/