image As Glauk Konjufca nuk ia dorëzon detyrën ministres Meliza Haradinaj

Politikë

As Glauk Konjufca nuk ia dorëzon detyrën ministres Meliza Haradinaj

news image

Njejtë sikurse ish-ministrat e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë udhëhedur në qeverinë e kaluar, as ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga kjo, Glauk Konjufca, nuk ia ka dorëzuar detyrën pasardhëses së tij në këtë dikaster.

Meliza Haradinaj-Stublla nga radhët e Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, e ka pranuar detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga sekretari i kësaj ministrie.

Para se ta marrë detyrën e kryediplomates kosovare, Haradinaj-Stublla ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat”, nga ku është zotuar se të vërtetën e Kosovës do ta thotë zëshëm në botë, ashtu siç do të kërkoj drejtësi për plagët e luftës./Gazeta Sinjali/