image Rifat Berisha denoncon publikisht keqpërdoruesit e krijimtarisë së tij, paralajmëron veprime ligjore ndaj tyre

Muzikë

Rifat Berisha denoncon publikisht keqpërdoruesit e krijimtarisë së tij, paralajmëron veprime ligjore ndaj tyre

news image

Rifat Berisha është njëri nga artistët e rrallë të kohës sonë, jo vetëm brenda trojeve shqiptare por edhe me gjerë, i cili gjatë karrierës së tij të bujshme ka shkruar qindra këngë folklorike dhe jo vetëm, shkruan Gazeta Sinjali.

 Këngët e tij jo vetëm që janë mirëpritur nga qindra mijëra adhurues të tij, por po ashtu janë kënduar edhe këndohen edhe nga shumë artistë tjerë.

Rifat Berisha përveç që është shpërblyer dhjetëra herë me çmime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ai gjithashtu ka qenë dhe mbetet edhe motivim për shumë të rinjë e të reja që t’i rreken muzikës dhe ta ruajnë kulturën dhe traditën tonë muzikore.

Mirëpo, siç duket jo secili që këndon këngët e tij, u përmbahet rregullave të shfrytëzimit të ligjshëm të pronësisë intelektuale të artistit të mirënjohur Rifat Berisha.

Kjo vërehet edhe në postimin e tij të fundit në Facebook, i cili denoncon publikisht keqpërdorimin e këngës së tij nga Isa Alitaj, duke e paraqitur si krijimtari të tij personale dhe jo vetëm.

Një veprim të tillë e ka bërë edhe Kreshnik Gojani, kjo vepër përveç se është ndëshkueshëm ligjerisht, përçon edhe mesazh të keq tek të gjithë ata artistë që me krijimtarine e tyre lënë gjurmë në muzikën tonë.

Bëhet fjalë për këngën e njohur “dil moj kenge nga zemra ime”. /GazetaSinjali/

Kushdo që nën emrin e tij apo të dikujt tjetër, shfaq apo në ndonjë tjetër i kumton publikut punën e mbrojtur me të drejtat e autorit ose paraqitjen e tjetrit, në tërësi apo pjesërisht, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre(3) muaj deri në tre(3) vjet.