Artistë të njohur shqiptarë kanë ndezur sonte qirinj në shenjë nderimi të jetës dhe veprës së aktores së mirënjohur shqiptare, Leze Qena.
Qirinjt u ndezën në orën 20:00 në ballkonet e ndërtesave, shkruan Gazeta Sinjali.
Që e nderuan jetën dhe veprën e Leze Qenës, artistët treguan përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale.
Aktorja e mirënjohur shqiptare, Leze Qena ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 85-vjeçare. Raportohet se artistja që nga 6 marsi ishte nën kujdesin intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Gazeta Sinjali/