image Sot ndizen qirinj për viktimat në Gllogjan

Sociale

Sot ndizen qirinj për viktimat në Gllogjan

news image

Pas sulmit tragjik që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit, ku humbën jetën tre persona, në mesin e tyre dy nxënës, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj i ka ftuar qytetarët që të mblidhen në orën 16:00, në qendër të qytetit, për të ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët.

“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, Ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëmë tragjikisht humbën më të dashurit e tyre!”, ka shkruar Ramosaj në një postim në Facebook.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka bërë të ditur se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

I dyshuari për këtë rast gjendet ende në arrati.

/GazetaSinjali/