Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Shpresa Bërdëllima.
Aktorja Bërdëllima ndërroi jetë në Belgjikë.
Bërdëllima jetonte prej vitesh në shtetin belg, së bashku me familjen. Aktorja ka luajtur në filmin “Flutura në kabinën time”.
Gjithashtu, Shpresa Bërdëllima ka luajtur edhe në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, si dhe në atë “Përtej mureve të gurta”.
Bërdëllima ka luajtur në filmin ‘Kur hapen dyert e jetës’. Ajo ka luajtur në filmin ‘Era e ngrohtë e thellësive’
Bërdëllima po ashtu ka luajtur edhe në filmin ‘Kur ndahesh nga shokët’./Gazeta Sinjali/