image Arteta thotë se Arsenali do të mbetet aktiv në merkato deri në përfundim të saj

Futboll

Arteta thotë se Arsenali do të mbetet aktiv në merkato deri në përfundim të saj

news image

Mikel Arteta ka sjellë tashmë pesë lojtarë të rinj deri më tani këtë verë, por thotë se klubi mbetet ‘aktiv’ në tregun e transferimeve dhe mund të ketë punë të mëtejshme përpara mbylljes së dritares.

Marquinhos, Matt Turner, Fabio Vieira, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko kanë nënshkruar të gjithë deri më tani, dhe me kalimin e afatit të transferimit më 1 shtator, shefi pret që tregu të mbetet i gjallë deri në ditën e fundit.

“Ne jemi vërtet aktivë, siç mund ta shihni me hyrjet dhe daljet,” tha shefi i ‘Gunners’ në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Gjithçka është ende e hapur, është një merkato e gjatë, ka ndodhur shumë, është e pabesueshme se sa shumë biznes kanë bërë klubet në Premier League dhe kjo tregon se sa konkurrues është dhe ky sezon nuk do ta ndalojë këtë.

“Lojtarët do të kenë nevojë të largohen, disa të tjerë të lëvizin dhe gjithçka është ende e hapur“, ka deklaruar ai.

Arsenali e hap kampanjëne e Premier Leauge për sezonin 2022-23, kur takohet me Crystal Palace të premten në “Selhurst Park”.

/GazetaSinjaliSport/