image Arteta shpreson që Norwichi i Rashicës t'i bëjë favor londinezëve në xhiron e fundit të sezonit - Sinjali

Arteta shpreson që Norwichi i Rashicës t’i bëjë favor londinezëve në xhiron e fundit të sezonit

news image

Mikel Arteta shpreson që Norwichi do t’i bëjë atyre një nder, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Skuadra londineze humbi fatin e tyre nga duart për Ligën e Kampionëve, pasi u mposht në xhiron e parafundit 2-0 ndaj Newcastle si mysafir.

Me këtë humbje, Tottenhami tani ka në dorë fatin e Ligës së Kampionëve, duke u pozicionuar në pozitën e katërt në tabelë me 68 pikë, dy më shumë se Arsenal të ndodhur në pozitën e pestë.

Për të shpresuar në një kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Arsenali duhet të mposhtë skuadrën e Evertonit në xhiron e fundit të sezonit në Emirates, si dhe të shpresojë që kundërshtari i Tottenhamit në xhiron e fundit, Norwichi të arrijë ti mposht ata.

Trajneri ‘Gunners’ ka deklaruar se ata do të bëjnë tifo për Norwich, duke shpresuar se ata mund t’i shkaktojnë disfatë skuadrës së Tottenham.

“Ne jemi kthyer në Evropë. Nuk e dimë se ku. Nesër do të vendoset. Shpresojmë të jetë Champions League. Do të bëjmë tifo për Norwich… pas kësaj na duhen burime dhe për të rritur cilësinë të skuadrës”, është shprehur menaxheri spanjoll.

Kujtojmë se Arsenali nuk bën pjesë në garat e Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2016/17.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: