image Trajneri i Norwich i impresionuar me Rashicën: Është rikthyer me një qëndrim të pabesueshëm, duket në formë dhe i përkushtuar

Futboll

Trajneri i Norwich i impresionuar me Rashicën: Është rikthyer me një qëndrim të pabesueshëm, duket në formë dhe i përkushtuar

news image

Trajneri i Norwich, Dean Smith ka lavdëruar reprezentuesin e Kosovës, Milot Rashicën.

Miloti i është bashkuar grupit në seancën stërvitore, dhe Smith ka qenë i impresionuar me rikthimin e tij.

“Miloti është rikthyer me një qëndrim të pabesueshëm. Ai duket po aq në formë sa e kam parë unë dhe duket plotësisht i përkushtuar ndaj Norwich City në Championship”, është shprehur ai.

Norwich do të bëjë pjesë në garat e Championship sezonin e ardhshëm pasi ra nga divizioni i parë në sezonin e kaluar, duke e mbyllur sezonin 2021-22 në vendin e fundit në tabelë.

/GazetaSinjaliSport/