image Arteta ka një mesazh për tifozët e Arsenalit

Futboll

Sport/ Arteta ka një mesazh për tifozët e Arsenalit

news image

Trajneri i skuadrës së Arsenalit, Mikel Arteta, i ka përshëndetur tifozët e klubit para se të luajnë ndeshjen e parë si vendas nën drejtimin e tij.

Arsenali do të luajë kundër Chelseas të dielën dhe trajneri i ri i Arsenalit shpreson se do të dalë nga kjo ndeshje me një rezultat pozitiv.

“Unë mendoj se energjia është gjithçka, në jetë në futboll dhe në sport. Nëse jemi në gjendje ta gjenerojmë këtë, do të ngritemi”, tha Arteta.

“Unë isha vërtet i kënaqur me mënyrën sesi tifozët i trajtonin lojtarët [në Bournemouth] dhe isha i lumtur që lojtarët shkuan për të parë tifozët edhe pas lojës, sepse ne kemi nevojë për atë lidhje. Ngadalë, ne duhet ta ndërtojmë atë, ku do të jetë shumë e fuqishme për ne që ta përdorim atë.”

“Ne luajmë për [tifozët]. Në fund të ditës, ata janë duke pritur shumë nga ne. Ne duhet t’u japim atyre kënaqësi, ne duhet ta bëjmë jetën e tyre më mirë dhe kur të fitojmë, do të jetë më mirë sepse ata do të jenë më të lumtur. Është përgjegjësia jonë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur atë”, citohet të ketë deklaruar Mikel Arteta.