Dy artistët e njohur shqiptarë, Art Abazi dhe Lluni, e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.
Kënga titullohet “Dora jote” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, shkruan Gazeta Sinjali.
Tekstin e ka shkruar Lluni në bashkëpunim me kantautoren e njohur, Filloreta Raçi – Fifi, teksa për muzikën është përkujdesur Gent Myftaraj.
“Dora jote”, është publikuar në kanalin YouTube dhe qysh në orët e para ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku./GazetaSinjali/