image Arsyetohet kandidati i AAK-së: Vjosa Osmanin e quajta të trashë në aspektin mendor

Kosovë

Arsyetohet kandidati i AAK-së: Vjosa Osmanin e quajta të trashë në aspektin mendor

news image

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, mbrëmë në një tubim në Raushiq të Pejës, u dëgjua në një video tek i drejtohet Vjosa Osmani “grua e trashë”.

Por përmes një reagimi të sotëm në Facebook, Syla arsyetohet se e ka pasur në aspektin mendor, e jo në peshë.

Në takimin që e kisha mbrëmë me miq e dashamirë në Rashiq të Pejës, dikush e ka nxjerrë nga konteksti një deklaratë timen ndaj u.d të presidentës, znj. Vjosa Osmani. Në një pjesë të videos është shkëputur fjalia ku unë znj. Osmani i referohem si e “trashë”, ndërsa nuk pasqyrohet i tërë fjalimi, ku unë “trashësinë” e saj e shpjegoj me trashësinë mendore, duke aluduar në deklaratën e saj të mëhershme kur thotë se ka qenë “e manipuluar” nga LDK në kohën kur e kishte sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje”, shkroi Syla në Facebook.

Syla, tutje thotë se nuk ka pasur qëllim talljen e fizikut të Osmanit.

Prej nga vijë unë, pra nga Dukagjini, kur dikush manipulohet e mashtrohet, i themi se qenka treguar i/e trashë. Si rrjedhojë e kësaj, unë asnjëherë nuk kam pasur për qëllim talljen e fizikut të znj. Osmani. Ata që e shkëputën fjalimin për të më pasqyruar qëllimshëm keq në këtë kohë të zgjedhjeve, nuk e morën mundin që së paku të më kontaktojnë për të dhënë edhe unë shpjegimin tim”, shkruan tutje ai.

Në fund, Syla i ka kërkuar falje Osmanit.

Znj.Osmani e kujtdo tjetër i kërkoj ndjesë për shqetësimet eventuale, me shpresë se i kuptojnë tashmë nxjerrjet nga konteksti që kohë pas kohe i bëjnë dashakëqinjtë”, thotë ai. /Gazeta Sinjali/