Veprat e shkrimtarit të njohur rus, Leo Tolstoit, janë më të përshtatshmet për të rinjtë në të njëzetat, në rrethanat dhe shoqërinë e sotme.
Anipse jetonte në Rusi mbi njëqind vjet më parë, Tolstoi dhe personazhet e tij dinin gjithçka për ambicien, dështimin dhe këmbënguljen.
Mirëpo, ekzistojnë edhe disa arsye të tjera përse duhet ta lexoni këtë shkrimtar, transmeton Sinjali.
Ja cilat janë disa nga arsyet:
Tolstoi mundohej që gjithmonë të përmisohej
Qysh në moshën 18-vjecarë, Tolstoi mbante një ditar për aktivitetet e ditës, në të cilin shkruante planet dhe vendoste rregullat që sipas tij, do t’i forconin vullnetin.
“Mos u shqetëso për mendimet e të tjerëve”, “Ndihmo njerëzit më pak fatlumë”, ishin vetëm nga disa rregullat e shkrimtarit që ai i shkruante. Tema e vetë përmisimit shfaqet edhe në disa veprat e tij, e sidomos në atë “Fëmijëria”.
Tolstoi njihte dështimin
Jo gjithmonë Tolsoi ia arrinte t’u përmbahej rregullave të veta, në fakt në të shumtën e rasteve ai nuk bënte asgjë, flinte shumë dhe lexonte Gogolin. “është dita e dytë që nuk kam bërë asgjë nga ato që duhej të bëja. Pse? Nuk e di. Megjithatë nuk duhet të dëshpërohem, duhet ta detyroj veten të bëhem më aktiv” – shkruante ai në ditar.
Tolstoi ka kaluar kriza paniku
Gjersa ishte në një udhëtim në Penza në vitin 1869, Tolstoi u ndal në një hotel për të kaluar natën. Anipse ndjehej shumë mirë, në orën 02:00 të mëngjesit, ai kaloi një krizë paniku që e mbushi me ndjenjat e frikës dhe dëshpërimit./Sinjali/