Ditët e nxehta po afrojnë, ndërkohë që ne duhet të tregojmë më shumë kujdes për lëkurën, sidomos për fytyrën, e cila ka një shtresë më të hollë të lëkurës, transmeton Gazeta Sinjali.
Duhet të potencohet fillimisht që janë rrezet UVA ato që i bëjnë dëm lëkurës, ato janë rreze të gjata dhe mund të depërtojnë nëpër dritare, e rrjedhimisht arrijnë deri tek lëkura jonë.
Pra, është e nevojshme të përdorim krem mbrojtës me faktor kundër diellit edhe gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, thonë ekspertët.
Pra, është e nevojshme të përdorni një krem, por cilin duhet të zgjedhni?
Duke marrë parasysh që brenda mureve të shtëpisë ekziston edhe “rrezatimi” i dritës blu, që mund të gjenerojë radikale të lira që dëmtojnë lëkurën duke shkaktuar njolla dhe rrudha, do të duhen formulime antioksiduese.
“Meqenëse nuk ka hulumtime të mjaftueshme se si të bllokoni dritën blu, unë sugjeroj përdorimin e kremit kundër diellit që përmban përbërës bllokues mineral, siç është oksidi i zinkut, i kombinuar me një serum antioksidues që do t’ju mbrojë nga rrezet UVA dhe gjithashtu mund të jetë i dobishëm për bllokimin e dritës blu”, thotë Dr. Joshua Zeichner nga Spitali Mount Sinai në New York.
Pse krem me përbërës mineral?
Sepse ky lloj kremi na mbron nga rrezet e diellit dhe krijon një pengesë fizike mbi epidermën që pasqyron të gjithë dritën. /Gazeta Sinjali/