image Arsyeja se pse duhet pastruar qerpikët e mbjellur çdo ditë

Bukuri dhe kujdes

Arsyeja se pse duhet pastruar qerpikët e mbjellur çdo ditë

news image

Estetistja dhe përdoruesja e Tiktok, Ipek, shpërndau disa video tmerruese duke treguar se si marrin pamje të keqe qerpikët të cilët nuk pastrohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Më pas ndjekësit e saj kërkuan video për të treguar mënyrën se si bëhet pastrimi i qerpikëve.

Ipek tregoi qerpikët e klientës së saj, të cilat ishin të mbuluara me të verdhë, por ajo tha që qerpikët ishin shumë të ndotur për t’u pastruar siç duhet.

Ajo tha: “Këtu është një video e pastrimit tim të qerpikëve të ndyrë, mirëpo, duke u përpjekur t’i pastroj ato gjithsesi. Pasi qerpikët tuaj të arrijnë në këtë pikë të pa pastërtisë, nuk ka pastrim. Pastrimi nuk do të funksionojë!”.

Ajo e tregoi veten duke pastruar me forcë qerpikët, por grumbullimi nuk zhdukej.

Për fat të keq, kur qerpikët janë kaq të pista, Ipke thotë se ato “duhet të hiqen” dhe se qerpikët natyralë do të “dëmtohen aq shumë”. “Nuk ia vlen të lëndoheni, thjesht pastroni qerpikët tuaj”, shtoi ajo.  /Gazeta Sinjali/