image Arsyeja pse është e rrezikshme nëse grimoheni kur shkoni në palestër - Sinjali

Arsyeja pse është e rrezikshme nëse grimoheni kur shkoni në palestër

news image

Grimi mund të ndikojë keq në lëkurën tuaj nëse e vendosni gjatë kohës që stërviteni, ndaj duhet ta shmangni patjetër këtë gjë.

Janë tri arsye kryesore përse nuk duhet të shkoni asnjëherë me grim në palestër.

Ja cilat janë ato arsye:

Mund të ju infektohet lëkura

Për shkak të djersës dhe gjithë baktereve, fytyra juaj mund të preket më lehtë nga infeksionet e lëkurës. Stërvitja është një mënyrë e mirë për të larguar toksinat nga trupi dhe grimi nuk do e lejojë që ta bëjë këtë gjë.

Zgjerohen poret e lëkurës

Aknet dhe poret e bllokuara mund të trajtohen, por dëmi më i madh është ai i poreve të mëdha. Ushtrimet në palestër hapin poret dhe ato mund të zgjerohen më shumë me kalimin e kohës.

Do të keni skuqje apo irritim të lëkurës

Nëse keni lëkurë të ndjeshme nuk duhet të përdorni grim gjatë kohës që ushtroheni. Kjo gjë mund të shkaktojë skuqje dhe irritim të lëkurës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin