Sot është publikuar një video ku shihet se arsimtari Driton Çelaj, i cili muajin e kaluar i është bashkuar PDK-së në Drenas, godet me shuplakë një nxënës.
Arsimtari dëgjohet duke thënë “Kthehu përpara”, dhe godet me shuplakë një fëmijë.
Driton Çelaj është arsimtar i Edukatës Qytetare, ku së fundi i është bashkuar PDK-së, ndërsa kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar edhe Facebook, një fotografi me arsimtarin duarshtrënguar, të cilin e vlerësoi për punën e tij, ani pse në video po shihet krejt e kundërta./ Gazeta Sinjali/
Video është e huazuar nga Syri.net.