image Arsenali turpërohet në shtëpi nga Brighton, pëson humbjen e radhës

Futboll

Sport/ Arsenali turpërohet në shtëpi nga Brighton, pëson humbjen e radhës

news image

Arsenali tashmë është futur në një seri edhe më negative me rezultatet e fundit. Në nëntë ndeshjet e fundit, Arsenali nuk ka shënuar asnjë fitore në të gjitha garat.

Brighton sonte ka mposhtur skuadrën e Granit Xhakës në Londër.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Webster, ndërsa Lacazette barazoi me një gol me kokë.

Kur mendohej se Arsenali do të shënoj edhe golin e dytë, ndodhi e kundërta. Mysafirët shënuan golin e dytë dhe u kthyen në shtëpi me tri pikë të plota./Gazeta Sinjali/