image Arsenali pastër mposhtë Leicesterin, paraqitje fantastike e portierit, Ramsdale

Futboll

Arsenali pastër mposhtë Leicesterin, paraqitje fantastike e portierit, Ramsdale

news image

Arsenali ka arritur të mposht Leicter City me rezultat të pastër 0-2.

Topçinjtë që nga fillimi ishin më kërkues duke arritur të realizojnë gol në min e 5′ përmes Gabriel.

Nuk vonoi shumë dhe mysafirët gjetën golin e dytë, kësaj radhe ishte Emile Smith Rowe që shënoi në minutën e 18′ për 0-2.

Në vazhdim Leicesteri morri iniciativën e lojës, por pa arritur të realizojë ndonjë gol dhe kështu ekipet shkuan në pushim me rezultatin 0-2.

Pjesa e dytë pothuajse në tërësi u takoi vendasve që tentonin të riktheheshin në lojë.

Pavarësisht rasteve të shumta asesi nuk arritën të tundit rrjetën e Aaron Ramsdale që zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë për të mbajtur portën e pastërt.

Me këtë fitore, Arsenali ngritët në kuotën e 17 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Leicesteri mbetet me 14 pikë në vendin e 10-të.  /Gazeta Sinjali Sporti/