image Arsenali pa Parteyn në ndeshjet e para të sezonit

Futboll

Arsenali pa Parteyn në ndeshjet e para të sezonit

news image

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey me shumë gjasa do humb nisjen e sezonit 2021/22.

Partey pësoi lëndim në miqësoren parapërgatitëse ndaj Chelseas të dielën e kaluar.

Mesfushori ganez pësoi lëndim në gju dhe do takohet me disa specialistë në këtë javë, por sipas “ESPN” do jetë jashtë fushës për javët e ardhshme.

Kjo do ndikojë që Partey të humb fillimin e sezonit me “Topçinjtë”.

Ndërkohë, çka është më zemëruese është se Partey ende nuk e ka gjetur formën e duhur që prej transferimit nga Atletico Madrid. /GazetaSinjaliSporti/