Në vitin 2016 Shkodran Mustafi u transferua nga Valencia në Arsenal duke bërë një hap të madh drejt karrierës së tij.
Por, Arsenali nuk ishte ekipi i parë anglez për lojtarin me origjinë shqiptare.
Në fillet e karrierës, ai ishte pjesë e Evertonit për tri vite (2009-2012).
Mustafi fillimisht u mor nga ekipi i të rinjve të Hamburgut për të luajtur për akademinë e klubit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai filloi ta ndjente “Goodison Park” si shtëpinë e tij, duke refuzuar edhe ofertat nga Manchester City e Newcastle.
Shkodran Mustafi bëri debutimin e tij më 16 dhjetor 2009 duke hyrë në minute e 75-të në humbjen 0:1 ndaj BATE Borisov në Evropa Ligë.
Qendërmbrojtësi i Gjermanisë gjithashtu u thirr në ndeshjet ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt në janar.
Mustafi ishte në bankë 9 herë, por nuk luajti kurrë në ndonjë ndeshje.
Në janar të vitit 2012 ai u transferua në Sampdoria falas për të qëndruar për dy vite./Gazeta Sinjali/