Unai Emery nuk e ka nisur edhe aq mirë me Arsenalin e tij këtë sezon dhe fjalët për një largim të tij po shtohen.
Gunners në ndeshjen e fundit fituan ndaj Vitoria Guimaraes me rezultat 3-2 në Ligën e Evropës, por vetëm në minutat e fundit, kur u fut në lojë Pepe.
Sipas Sky Sports UK, shumë shpejt pritet që José Mourinhos, t’i ofrohet detyra e trajneri të Arsenalit.
‘Special One’ së fundmi ka qenë i lidhur me klube si Borussia Dortmund dhe Tottenham. Ai ende është i papunë, në prite të një aventure të re.
Arsenali është i pesti me 15 pikë, 10 më pak se lideri Liverpooli./Gazeta Sinjali/