Real Madrid duhet të lirojë disa lojtarë në mënyrë që të gjejë bilancin nga ana financiare.
Shkaku i krizës financiare, klubi madrilen i ka duart e lidhura dhe nëse duan të përforcohen duhet të shesin disa lojtarë.
Disa lojtarë priten të largohen, përfshirë edhe mesfushorin Isco Alarcon.
Arritja e Carlo Ancelottit ka bërë që spanjolli të dëshirojë të qëndrojë në Madrid, por nëse një ofertë e mirë vjen, atëherë “Los Blancos” do e shesin.
Sipas “Todo Fichajes”, Arsenal është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për ish yllin e Malagas.
“Topçinjtë” edhe në të kaluarën kanë qenë të interesuar për mesfushorin që admirohet shumë nga Mikel Arteta. /Gazeta Sinjali Sporti/