image Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseas, rikthehet tek fitoret

Futboll

Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseas, rikthehet tek fitoret

news image

Arsenali ka fituar derbin londinez ndaj Chelseas, shkruan Sinjali Sport.

“Gunners” kanë mposhtur Chelsean me rezultat 4-2 si mysafir.

Pjesa e parë u mbyll me katër gola të realizuara, nga dy për secilën skuadër, teksa në të dytë skuadra mysafire realizoi dy të tjerë për të fituar derbin londinez.

Eddie Nketiah hapi llogarinë e golave në minutën e 13-të, teksa mysafirët barazuan në minutën e 17-të me anë të Timo Werner.

Vendasit sërish kaluan në epërsi me anë të Smith Rowe në minutën e 27-të, teksa rezultati përsëri u barazua nga Chelsea përmes Azpilicuetas në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, Eddie Nketiah goditi sërish për rezultatin 3-2 në minutën e 57-të, teksa goli i ‘nokautit’ i ‘Gunners’ erdhi pas një penalltie të realizuar nga Bukayo Saka në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar 4-2.

Arsenali rikthehet kështu te fitorja pas tri disfatave radhazi, për të arritur në 57 pikë momentalisht, e pozicionuar në pozitën e pestë, aq sa ka edhe Tottenham në pozitën e katërt me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

/GazetaSinjaliSport/