Mbrojtësi i PSG-së, Layvin Kurzawa pritet që gjatë merkatos verore të ndërroi ambient.
Sipas gazetës ‘Sport’, dy skuadra janë të interesuara për shërmbimet e mbrojtësit anësor, transmeton Gazeta Sinjali.
Arsenal së fundmi i ka bërë ofertë Kurzawas, duke i komplikuar punën Barcelonës që ishte duke zhvilluar bisedime me mbrojtësin.
Por, siç thuhet në media, Kurzaëa dëshiron të transferohet në Barcelonë.Ylli i PSG-së gjatë merkatos verore do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata.
Në të kaluarën për të ishte interesuar edhe gjiganti i Premier Ligës, Liverpool./Gazeta Sinjali/