image Arritja e Messit në PSG i shton zërat për largimin e Mbappes drejtë Real Madridit

Futboll

Arritja e Messit në PSG i shton zërat për largimin e Mbappes drejtë Real Madridit

news image

Real Madrid ende shpreson të nënshkruajë marrëveshjen me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Ish ylli i Monacos do jetë agjent i lirë pas 12 muajve, pavarësisht që PSG vazhdon të provojë ta bind për rinovimin e kontratës.

Me ardhjen e Lionel Messit në “Parkun e Princave”, “Parisienët” janë optimist që ta rinovojnë kontratën e francezit.

Sidoqoftë, sipas “AS”, PSG nuk do arrijë t’i këtë Messi, Neymar dhe Mbappe në fushë shkaku i rregullës financiare dhe Real Madrid do përfitojë nga kjo situatë.

“Los Blancos” kanë përgatitur mbi 100 milionë për Mbappe, derisa në rast që çmimi është më i lartë, atëherë do shesin edhe Martin Odegaard dhe Luka Jovic.

22-vjeçari për PSG-në ka shënuar 132 gola në 172 ndeshje. /GazetaSinjaliSporti/