Sipas të dhënave nga kryetari i bashkisë së qytetit, Vadym Boichenko, të paktën 5 mijë banorë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, përfshirë 210 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i sulmeve ruse.
Që nga e diela, 170 mijë banorë mbetën në Mariupol, sipas një raporti nga Interfax Ukraine, raporton BBC.
Sipas të dhënave, nëntëdhjetë përqind e ndërtesave shumëkatëshe të banimit të qytetit janë dëmtuar, me më shumë se 40 përqind të tyre të shkatërruara.
Tutje, në raport thuhet se janë dëmtuar shtatë spitale, nga të cilat tre janë shkatërruar plotësisht, ndërsa janë dëmtuar 57 shkolla, nga të cilat 23 janë të shkatërruara.