image Arrijnë para Ministrisë fermerët me rreth 200 traktorë

Kosovë

Arrijnë para Ministrisë fermerët me rreth 200 traktorë

news image

Kanë arritur në Prishtinë fermerët të cilët do të protestojnë me rreth 200 traktorë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata kanë arritur tek Ministria e Bujqësisë si shenjë proteste për formën e re të subvencioneve.

Fermerët kanë njoftuar se kjo do të jetë një protestë paqësore.

“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftimin e bujqve për protestën./Gazeta Sinjali/