image Ky është personi që vdiq pasi u rrokullis me traktor në Rugovë

Siguri

Ky është personi që vdiq pasi u rrokullis me traktor në Rugovë

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar se një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor në fshatin Malaj të Rugovës. Mirëpo, Sinjali ka mësuar se viktima është Sali Lajçi, ish-ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit.

Dje rreth orës 16:20 policia është informuar se një person është rrokullisur me traktor në në fshatin Malaj të Rugovës, ndërsa nga ambulanca është konstatuar vdekja e viktimës.

Por, Sinjali ka mësuar se viktima është Sali Lajçi, ish-ushtar i UÇK-së.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konfirmuar nga personeli mjekësor.

Dje rreth orës 16:20, Policia është informuar se në fshatin Malaj-Rugovë, ka ndodhur një rast, një person është rrokullisur me traktor. Njësitet kompetente kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe ambulanca, nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës”, ka thënë Rugova.

/GazetaSinjali/