image Tragjike: Humb jetën fëmija 2-vjeçar në Podujevë pasi u rrëzua nga traktori

Siguri

Tragjike: Humb jetën fëmija 2-vjeçar në Podujevë pasi u rrëzua nga traktori

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë ku një 2-vjeçar ka humbur jetën pasi aksidentalisht është rrëzuar nga traktori, raporton Gazeta Sinjali.

Burime nga Emergjenca në Podujevë bëjnë me dije për Sinjalin se viktima është pranuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të kësaj komune.

Sipas burimeve, fëmija nuk ka mundur të ju bëjë ballë plagëve dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve te para, dyshohet se rasti ka ndodhur aksidentalisht, derisa femija ka qenë me vëllain në traktor.

Sinjali do të ju mbaj të informuar në lidhje me rastin.

/GazetaSinjali/